Kërcejmë mbi forma
Sot dhoma juaj do të jetë stadiumi apo fusha e lojës. ?
– Vendosni në dysheme forma ose figura të ndryshme prej letre me ngjyra. Nëse nuk keni figura prej letre, vendosni disa peceta, peshqirë apo kartona. Ju mund të bëni së bashku me fëmijën/t tuaj çfarëdo forme që atij/asaj/atyre ua ka qejfi.
– Vendosni bashkë me fëmijët rregullin: kërcejmë mbi forma me dy këmbë ose me një këmbë.
– Në një kuti vendosni topat që i keni në shtëpi ose bëni disa topa prej letre. Fëmijët, të ulur në karrige, duhet t’i nxjerrin topat nga kutia vetëm duke i kapur me këmbë, pa i prekur me duar.
– Merrni shishet e ujit ose pakot e qumështit dhe mbushini me ujë e pastaj i renditni ato në fund të dhomës. Sigurohuni që të jenë të mbyllura mirë. Nga një largësi e caktuar, fëmijët duhet t’i rrëzojnë me një top ose me çfarëdo objekti tjetër. Ai/ajo që i rrëzon të gjitha e fiton lojën.
Këto lojra zhvillojnë muskujt e mëdhenj, këmbënguljen, respektimin e rregullave dhe rrisin vetëbesimin.