Këndojmë bashkë me gjyshin
Materialet dhe mjetet: pjatë plastike, shirita llastiku, ngjitës, letër e trashë kartoni apo ndonjë copë dërrase e hollë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren dy pjata plastike dhe bashkohen që koka e kitarës të jetë më e fortë. Gjyshi përgatit qafën e kitarës nga kartoni apo ndonjë copë dërrase dhe kapet me ngjitës. Një copë letre ngjitet me ngjitës për pjata nëse ato janë të plastikës që të mund të kapet më lehtë për letrën e kartonit. Vendosen shiritat e llastikut dhe kapen me shirit ngjitës që të mos lëvizin vendin. Kitarat mund të përgatiten edhe me materiale të tjera sipas modeleve të dhëna apo edhe sipas dëshirës.
Pas punimit të kitarës, gjyshi ia lexon vargjet e këngës nipit apo mbesës. Se si do të jetë melodia e këngës vendos fëmija. Gjyshi ia lexon vargjet: “Një këngë me kitarë…” dhe fëmija mendon melodinë, e këndon dhe tani e përcjell edhe me kitarë. Vazhdohet edhe me vargjet e tjera. Kënga mund të mësohet nëse pëlqehet nga fëmija.
Një këngë me kitarë / bashkë me gjyshin do t’ia marr / së bashku do t’këndojmë për lumturinë tonë. Sa i/e lumtur jam që je gjyshi im, je i dashur, je i urtë gjyshi im je trim.