Golf me topa bore

Mënyra 1:

Materialet dhe mjetet: topa bore, një shkop 

Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti zhvillohet jashtë në natyrë me borë. Së pari formohen topat e borës dhe vendoset një shenjë në një vend të caktuar, ku do të jetë caku i dërgimit të topit të borës. Topi i borës mund të qëllohet me ndonjë shkop druri apo plastike. Topi i borës duhet të arrijë te caku pa u dëmtuar shumë, kështu që topi nuk duhet qëlluar fort. 

*Nëse aktiviteti nuk mund të zhvillohet jashtë, atëherë kjo lojë mund të zhvillohet edhe brenda shtëpisë.

Mënyra 2:

Materialet: letra, çorapë, apo topa të vegjël, shkop, kuti kartoni, laps, gërshërë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren letra të papërdorshme dhe me to formohen topa. Po ashtu edhe çorapët bëhen topa, apo mund të përdoren edhe topa të vegjël. Në kutinë e kartonit hapen tri apo më shumë vrima, varësisht sa është e madhe kutia dhe sa mund të futen topat në vrima. D.m.th. hapen vrima aq sa mund të futet i lirë topi.