Gjurmët

Sot aktiviteti lidhet me kafshët të cilat rriten në bjeshkë. Fillimisht diskutoni me fëmijët rreth kafshëve që jetojnë në bjeshkë, si jetojnë, si ushqehen dhe se si duhet të ruhemi nga kafshët e bjeshkëve.

Pasi të jenë identifikuar disa prej tyre, fëmijët me ndihmën tuaj duhet t’i vizatojnë putrat e tyre, apo gjurmet që ato i lënë. Mundohuni të zgjedhni së paku tre kafshë dhe t’i vizatoni nga 12 putra/ gjurmë për secilën kafshë.

Me gjurmët e vizatuara ndërtoni tre rrugë (në rast se i keni identifikuar tre kafshë).

Në rrugën e ndërtuar fëmija duhet të ecë duke i bërë dy gjeste, e para të shkunden si kafshët dhe pastaj të ecin si ato. Fillimisht mund ta demostrojë prindi e pastaj ta bëjë fëmija. Ndërkohë fëmija mund edhe t’i imitojë kashët.  Këtë aktivitet fëmija e zhvillon së bashku me prindin duke e bërë atmosferën edhe më argëtuese.