Udhëtim imagjinar

Fëmijëve u pëlqen udhëtimi dhe vizitat në vende të ndryshme. Sot së bashku, udhëtoni përmes imagjinatës së fëmijës suaj.

– Ju mund t’ia tregoni fëmijës një vend që e keni vizituar, ta përshkruani atë dhe fëmija  le të mundohet ta organizojë udhëtimin.

– Ju mund edhe ta pyesni fëmijën se si do të dukej një  vend që fëmijës i pëlqen shumë ashtu siç ai/ajo e imagjinon atë.

– Më pas, merreni një çarçaf ose batanije të lehtë, dhe në ambinetin e shtëpisë krijoni një tendë –  vendi imagjinar i fëmijës suaj.  – Ndihmojeni fëmijën që në tendë t’i vendosë gjërat që i ka imagjinuar, duke përfshirë edhe  ushqimin, muzikën e preferuar, veshjet e imagjinuara dhe çdo gjë tjetër që fëmija e  imagjinon që ai/ajo do t’i gjejë brenda shtëpisë.

– Udhëtimi imagjinar kërkon që fëmija të flejë sot në tendë, prandaj lejojeni që ta bëjë këtë. Fëmija mund të flejë në tendë së bashku me motrën ose vëllain. Ata mund ta përdorin një llampë dore për ta ndriçuar tendën. Po ashtu, ata mund ta ‘shohin’ qiellin përmes këtij eksperimenti të vogël:   

Eksperiment

Për ta ‘demonstruar’ qiellin mund të merrni një gotë me ujë, dhe në të t’i hidhni vetëm dy tre pika qumësht. Poshtë gotës lëshoni dritën e telefonit. Në këtë video nga YouTube mund ta gjeni eksperimentin:

Më pas, ua tregoni fëmijëve një tregim ose përrallë.