Moti në pranverë

Materialet dhe mjetet: letra të bardha, laps, ngjyra, gërshërë, letër kartoni për kalendarin e motit, ngjitës etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si është moti sot? Si ishte moti dje? Çfarë moti mbanë në dimër? Po tani që po ikën dimri dhe po vjen pranvera, çfarë moti do të mbajë?

Komentohen fotografitë për motin duke i lidhur me ndonjë ngjarje, p.sh.: “një ditë kishim dalë për shëtitje, kur filloi të fryjë erë. Me nxitim vrapuam të ktheheshim në shtëpi” etj. (ngjarje të përjetuara nga fëmija).

Merret një letër kartoni në të cilën prindi apo kujdestari vizaton një tabelë, duke i ndarë me laps (ngjyrë apo marker) ditët e javës. Letra e bardhë A4 paloset dhe pritet në kartela në të cilat fëmija vizaton figurat e dhëna të motit (si në shembullin e dhënë). Pas përgatitjes së kartelave të motit, komentojeni ditën duke pyetur “çfarë moti ishte sot?”. Shenjën që e karakterizon motin në ditën e sotme vendoseni tek kalendari i motit tek emërtimi i ditës dhe përshkruhet “sot është e mërkurë dhe po mban ditë me diell”. Shenja e diellit vendoset apo ngjitet tek dita e mërkurë. Kështu bëhet vendosja e shenjave të motit për secilën ditë. Pasi të plotësohet java, diskutoni nëse gjatë këtyre ditëve kishte më shumë ditë me diell e më pak ditë me shi etj.

Fletë pune

Prej dhe ngjit në kalendarin e motit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.