Gatuajmë së bashku
Zhvillimi i aktivitetit: Pas moshës 6 muajshe, fëmija ballafaqohet me ushqimin shtesë, përgatitjen e të cilit sot mund ta bëjë gjyshi/gyshja me fëmijën. Çfarëdo qoftë ai ushqim: pure apo një frut i zier ose i bluar, gjyshi apo gjyshja le ta përfshijnë edhe fëmijën. Në fund shijojeni së bashku, duke e lejuar fëmijën të ushqehet vetë [s’ka gjë edhe nëse bëhet pak pis]. Në fund pastrojeni tavolinën dhe duart së bashku.