Fshehim dhe kërkojmë
Materialet dhe mjetet: një lodër e vogël (mundësisht një që lëshon një tingull) dhe një batanije e vogël.
Zhvillimi i aktivitetit: Filloni duke i treguar foshnjës tuaj lodrën, pastaj mbulojeni atë me batanije. Filloni ta pyesni se “Ku shkoi? A mund ta gjesh?”. Nxiteni fëmijën që ta kërkojë dhe ta gjejë lodrën. Pasi ta gjejë lodrën, lejojeni fëmijën që vet ta fshehë dhe ju pastaj ta kërkoni. Përparësia e përdorimit të një lodre që lëshon një tingull është se fëmija mund ta dëgjojë atë, por nuk mund ta shohë! Kjo bën që loja të jetë edhe më intriguese! Falënderojeni fëmijën tuaj për punën e bërë mirë!