Fjollat e borës

Materialet dhe mjetet: kripë, brumë, fletë.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën sot do ta bëni një brumë të hollë dhe do ta vendosni në një shishe plastike. Shishes ia bëni një vrimë në kapakun e saj. Në shishe vendosni ujë dhe miell derisa të fitoni një masë të holle të brumit të lëngshëm. Mbyllni kapakun e shishes dhe atij kapaku hapjani një vrimë të vogël në mënyrë që brumi i hollë të dalë nga ajo vrimë ngadalë. Pastaj vizatoni disa vija në karton apo në fletë në forma të fjollave të bores dhe me shishen që ka kapakun e shpuar fëmija juaj të përcjellë formën që keni vizatuar. Pasi fëmija ta këtë lagur vizatimin me brumin e lëngshëm, prisni pak të teret dhe jepni fëmijës kripë që ta hedhë me kujdes mbi vizatim tek fjollat e borës. Do ta shijoni me fëmijën një punim shumë të bukur me materiale të kuzhinës.