Festa e nënës

Zhvillimi  i aktivitetit: Festat janë ceremoni të cilat zhvillojnë vlera. Pavarësisht nga mosha e fëmijës, sot bëjeni fëmijën pjesë të festës suaj. Besoj se jeni dakord që dhurata që do ta bëni sot me gjurmët e duarve ose të këmbëve të fëmijës suaj, do t’ju pëlqejë pa masë dhe do të jetë një kujtim shumë i bukur.

Sikur në fotot më poshtë, lyeni këmbën ose dorën e fëmijës me ngjyrë dhe vendoseni në një letër të bardhë apo me ngjyrë sipas dëshirës tuaj. Vendoseni atë letër me gjurmët e duarve apo të këmbëve të fëmijës në një  kornizë dhe vareni në ambientin e shtëpisë ku qëndroni të gjithë bashkë. Pa marrë parasysh se si duket, gjurma e dorës apo e këmbës është shumë e bukur. Gëzofshi gjithmonë së bashku!