Miushi dhe gjeli mburravec
Materialet dhe mjetet: Fletë e bardhë A4, laps, ngjyra, plastelinë, farëra të ndryshme etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Lexojani fëmijës tregimin “Miushi dhe gjeli mburravec”. Gjeli mburravec dhe miushi i mburreshin njëri-tjetrit se ishin më të shpejtë se të gjitha kafshët e shpendët bashkë . – Sa këmbë i ke ti o gjel? – e pyeti miushi. Gjeli nuk e dinte sa këmbë kishte. – Po ti sa këmbë ke? – E pyeti gjeli. As miushi nuk e dinte sa këmbë kishte.
Pyeteni fëmijën: A e di ti sa këmbë ka miushi dhe sa gjeli mburravec? Kush tjetër i ka dy këmbë? Fëmija numëron shembuj të ndryshëm. Po a e di si duket numri dy? Fëmija e vizaton në letër A4 numrin 2. Sipas dëshirës, fëmija mund ta modelojë numrin dy me plastelinë, me farëra e me gjëra të tjera në dispozicion.
Bashkëbisedoni me fëmijën se çfarë kemi në trupin tonë nga dy – (p.sh. dy sy etj., po në dhomë? etj.)