Ushqimi  i preferuar – Historia e flisë

Sot vendosni përparëset sepse do të gatuani së bashku.

Në fillim, kujtoni pak disa prej flamujve të shteteve të ndryshme të Europës përmes albumit që krijuat.

Bisedoni së bashku rreth ushqimeve të preferuara për secilin shtet.

Flisni me fëmijën rreth ushqimit tonë tradicional – flisë. Cila është historia e saj?

Më pas ofrojini fëmijëve dy (2) fleta pune me:

1. USHQIMET QË U PËLQEJNË dhe 2. USHQIMET QË NUK U PËLQEJNË

Nxitni fëmijën që gjatë përshkrimit të ushqimeve t’i përdorë shprehjet ‘Mua më pëlqejnë’ dhe ‘ Mua nuk më pëlqejnë’. Këtë aktivitet mund ta organizoni si familje, ku secili përshkruan nga një ushqim apo pije.

Në fund, përcaktoni bashkë se çfarë dëshironi të gatuani sot dhe gatuani së bashku.