Eksperimenti i baltës

Materialet dhe mjetet: një tas i vogël, ujë dhe një masë dheu.

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmija sot do të zhvillojë eksperimentin e përgatitjes së baltës. Një pjesë e mirë e aktiviteteve gjatë verës lidhen me përgatitjen e baltës, p.sh. kur duam të mbjellim, kur duam të ndërtojmë shtëpitë apo kur duam të krijojmë forma të ndryshme, si skulpturat e baltës. Sot fëmija do të përgatisë pikërisht baltë dhe me të do të mundohet të krijojë figura të ndryshme që i dëshiron. Ky aktivitet duhet të zhvillohet nën kujdesin e prindit, por gjithmonë duke e lënë fëmijën të lirë në zgjedhjet e tij/saj.

Fëmijët jo rrallë kanë dëshirë të krijojnë kështjella të baltës.

Prindërit duhet të lejojnë që ky aktivitet të zhvillohet në mjedisin e jashtëm të shtëpisë, pasi kjo e lejon fëmijën të eksplorojë këtë material në mjedisin natyral. Fëmijët argëtohen shumë duke kryer eksperimente të tilla.