E prek dhe e gjej

Materialet dhe mjetet:  Sikur në foto, ju duhet një kuti e thjeshtë  me një vrimë sa të hyjë dora e fëmijës.

Organizimi i aktivitetit:  Kërkoni nga fëmija që të mbledhë të gjitha lodrat e tij/saj. Ju mund të sillni edhe objekte të tjera.  Vendosini disa prej tyre poshtë kutisë dhe thoni fëmijës që të fusë dorën dhe të prekë një prej tyre.  Fëmija nuk e nxjerr dorën nga kutia por ju tregon se çfarë ka prekur dhe si është objekti apo lodra që ka prekur [i fortë, i butë, i thatë, i ftohtë, me gjemba, etj]. Pas disa objekteve të cilat fëmija i ka përshkruar thjeshtë,  kërkoni që të nxjerrë vetëm objektet sipas një karakteristike, p.sh.: vetëm objektet apo lodrat prej druri, vetëm lodrat prej pelushi, vetëm lodrat e buta, etj.

Sugjerim:

Ju mund ta bëni këtë lojë me çfarëdo dhe sido që mendoni se është interesante për fëmijën. Bëjeni këtë lojë herë pas here.