Ku gjenden shqisat?
Materialet dhe mjetet: paketë apo karton i trashë, fletë e bardhë, ngjyra, gërshërë, ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën vizatohet rrethi në letër kartoni dhe më poshtë edhe dy rrathë më të vegjël të cilët do të hapen për t’i futur duart. Në fletën e bardhë vizatohen sytë, hunda dhe goja. Pasi të priten, secilit vizatim i vendoset nga pas ngjitës. Nga fëmija kërkohet të fusë duart në vrimat e hapura të kartonit, të kapë me duar vizatimet e prera të shqisave dhe në bazë të prekjes t’i vendosë në vendin e duhur. Pas ngjitjes së shqisave fëmija del dhe e shikon se a i ka vendosur në vendin e duhur.
Nxiteni fëmijën të provojë që t’i vendosë sa më afër vendit të duhur.