Akullorja dhe numrat
Për këtë aktivitet do t’ju nevojiten letra me ngjyra, apo në mungesë të tyre lapsa me ngjyra dhe fletë të bardha. Nëse keni ngjyra uji ao janë edhe me atraktive për fëmijën 4-5 vjeçar. Letrat ngjyra ngjyra i prisni në formën e akullores. Fëmija mund të lidh ngjyrën e akullores me frutat që i japin atë ngjyrë akullores. Ndërsa kaushin (kornetin) e bëni me një ngjyrë të njëjtë ku secilës i vendosni nga një numër. Ndërkohë së bashku me fëmijën, prisni disa forma gjeometrike, rreth, katror, drejtëkëndësh, romb etj. Tek secili numër në kaush të akullores kërkoni që fëmija ti vendosë mbi akullore forma gjeometrike aq sa është numri i vendosur në kaush. Kjo e kënaq fëmijën pasi në të njëtën kohë ai/ajo mëson ngjyrat dhe lidhjet e tyre me numrat.