Rezultati i pritur: Fëmija përshkruan punën e dentistit, shpreh emocionet e tij/saj gjatë kontrollimit të dhëmbëve

Materialet dhe mjetet: nuk nevojiten materiale për realizimin e aktivitetit

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari bashkëbisedon me fëmijën duke diskutuar se si duhet kujdesur për dhëmbët, pse duhet kujdesur për ta, dhe kur kemi dhimbje dhëmbi, ku duhet të drejtohemi për ndihmë.

Së bashku me fëmijën vizitohet dentisti që është më i njohur për familjarët dhe që fëmija ka dëgjuar për emrin e tij/saj. Para se të vizitohet dentisti, merreni në telefon që të caktoni një termin për vizitë, njoftojeni për qëllimin e vizitës, njoftojeni me emër se “Dielli” dëshiron të t’vizitojë për të parë se çfarë pune bën dentisti.

Gjatë vizitës nxiteni fëmijën që të pyes sa më shumë për aparaturat dhe mjetet e punës. Fëmija kontrollohet nga  dentisti dhe merr njoftim për gjendjen e dhëmbëve dhe këshilla se si duhet kujdesur ai/ajo vetë për dhëmbët, kur duhet vizituar dentisti.

Pas vizitës, flisni me fëmijën se si është ndjerë para vizitës, gjatë vizitës dhe pas vizitës.                  Pyeteni se a do të dëshironte të bëhej dentist dhe pse.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fletë pune

Që të kesh dhëmbë të fortë, cilat ushqime duhet t’i shijosh? 

Ngjyros rrathët me ngjyrë të gjelbër, ushqimet për dhëmbë të shëndetshëm!