Lulet dhe shiu
Pesë lule pranverore rrinë pranë e pranë
Pesë lule pranverore të gjitha me radhë.
E para tha: “Na duhet shiu që të rritemi!”
E dyta tha: “O moj, na duhet ujë!”
E treta tha: “Oh sa nxehtë!”
E katërta tha: “Unë shoh re në qiell”.
E pesta tha: “Pyes veten pse?”
Pastaj BOOM u dëgjuan bubullimat
Dhe ZAP u pa një rrufe!
Stuhia pranverore është vërtet e frikshme!
Por lulet nuk u shqetësuan – jo, jo, jo, jo!
Shiu i ndihmoi ato të rriteshin, të rriteshin, e të zbukuroheshin!