Gatim me gjyshen/gjyshin

Materialet dhe mjetet: enë dhe përbërës ushqimor.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot është dita që fëmija juaj ta ndihmojë gjyshen/gjyshin për të përgatitur një gatim special që di të bëjë gjyshja ose gjyshi më së miri (p.sh. gurabija). Gjatë përgatitjes së ushqimit gjyshi/gjyshja e përfshijnë fëmijën duke i dhënë brumin për të luajtur apo për të hedhur përbërësit së bashku dhe po ashtu tregojnë histori lidhur me ushqimin që po përgatisin. P.sh gjyshi/gjyshja emërtojnë enët që po përdorin, tregojnë nëse në kohën e tyre disa enë kanë qenë ndryshe apo janë emëruar ndryshe, si e kanë gatuar të njëjtin ushqim në kohën e tyre, traditën e ngrënies dhe histori tjera nga jeta e tyre.

Nëse gjyshërit nuk jetojnë me ju, alternativë do të ishte që të bisedoni përmes telefonit duke e shikuar gjyshen/in në video derisa përgatisin një ushqim të caktuar dhe duke bise0duar nga largësia.