Bufi

Materiali i nevojshëm: karton, thupër, kapëse rrobash, penj.

Zhvillimi i aktivitetit: A jeni gati për ta bërë bufin sot?

Bisedoni me fëmijën për bufin: Ku jeton? Çfarë sy ka?

Bashkë me fëmijën përgatitni një dritare të kuzhinës për ta vendosur bufin.

Dilni së bashku në natyrë për shëtitje dhe merreni një thupër për të punuar.

– Në një pjesë të fortë kartoni vizatoni së bashku bufin dhe prisni atë. Pastaj filloni duke përdorur fije peri për ta bërë bufin. Për ta lidhur mirë shpojeni një vrimë dhe lidheni fillimin. Lidheni mirë që mos të fillojë prishja. Sytë dhe krahët i preni bashkë me fëmijën. Kurse shkopinjtë që i keni gjetur gjatë shëtitjes fëmija i ndanë vetë që të formojë kornizën e bufit.

Lidhini mirë shkopinjtë dhe bëni një varëse që ta kapim në dritare me kapëse rrobash.

Bufin e punuar e vendosni në dritaren e kuzhinës. Bufi ndërtohet ashtu që të këtë pjesë që vendoset në dritare, me qëllim që fëmija të përqendrohet në punën që ka bërë.

Mund të vendosni një çmim nëse ndonjëri anëtar i familjes dëshiron ta marrë bufin.