Bima ime
Materialet dhe mjetet: Një fidan luleje, perime apo fidan peme. Nevojitet dhe, lopatë e vogël, një tas plastike, kovë për mbjellje si dhe një enë me ujë.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot fëmija do të bëjë mbjelljen e një lule apo fidani. Nuk është e nevojshme që të blini një fidan pasi atë mund ta gjeni në natyrë dhe ta mbillni në një vend ku fëmija mund ta vëzhgojë ndërsa rritet.
Nëse mund të blini një fidan luleje, shtroni mbi tavolinë një mbulesë dhe mbi të vendosni fidanin, dheun që nevojitet në një tas të plastikës, një vazo dhe një lopatë të vogël që shërben për mbjellje. Fillimisht i shpjegoni fëmijës se çfarë procedure duhet të ndjekë për mbjelljen e lules dhe me mbështetjen tuaj e lejoni ta mbjellë vetë.
Nëse keni një fidan, ndihmojeni fëmijën që të hapni së bashku një gropë dhe ta mbjellë fidanin. Pas përfundimit, fëmija duhet të vadisë me ujë bimën apo fidanin që e ka mbjellë.
Gjithashtu mund të përdorni edhe fidanin e ndonjë perime, kështu që fëmija do të jetë në gjendje të kujdeset dhe të marre fruta prej saj. Kjo mund të realizohet edhe në kushte shtëpie, vetëm se vazoja duhet të jetë e madhe. Për vazo mund të përdorni ndonjë kovë të vjetër.
Është e rëndësishme që të flisni me fëmijën që kujdesi për bimën duhet të jetë i vazhdueshëm, ashtu siç fëmija duhet të kujdeset çdo ditë për ushqimin e tij/saj.