Surprizë për babanë tim
Materiali i nevojshëm: shportë, ushqime që janë në shtëpi, letër e pastër për mbështjellje.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ndihmoni fëmijën tuja që t’ia bëjë një surprizë babait (ose personave më të dashur si: dajës, xhaxhait, gjyshit).
Bashkëbisedoni më fëmijën se do të organizoni një surprizë(piknik) për babanë. Lejoni fëmijën të zgjedhë idetë e tij/saj për organizim. Caktoni një ditë vikendi për ta kaluar së bashku me gjithë familjen (nëse nuk keni mundësi shëtitjeje, ju mund ta bëni piknikun në kopsht të shtëpisë apo në ballkon të banesës).
– Kërkoni që fëmija të zgjedhë disa ushqime që mund të keni në shtëpi dhe t’i vendosë në të njëjtin vend(shportë) gjithashtu edhe “Kutinë dyshe” që e keni punuar në fillim të javës, pa ju parë babai.
– Ju mund të përdorni ushqime të vërteta, si lloje të ndryshme frutash: mollë, dardhë, pemë të stinës, fetë buke, vezë të ziera etj. Përgëzojeni fëmijën pasi të ketë organizuar të gjithë piknikun. Ju mund t’i thoni babait se sot kemi vendosur që këtë ditë ta kalojmë së bashku dhe mos të bëjë termine tjera.
– Gjatë piknikut, ju mund t’ia tregoni surprizën babait duke ia shfaqur “Kutinë dyshe” që e keni punuar.
Në fund, ju do t’ia tregoni letrat njeri-tjetrit. Përmes këtij aktiviteti, fëmija mund të mësojë shumë gjëra të reja.