Gjejmë fjalët
Materialet dhe mjetet: Një marker ose laps i zi, fletë A4 e bardhë, dhe ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën do të vizatoni një arush, sipas fotos që i bashkëngjitet këtij aktiviteti. Prindi mund ta udhëzojë fillimisht fëmijën që të shohë figurën dhe të mundohet ta bëjë atë. Pasi fëmija ta ketë përfunduar vizatimin, ai/ajo duhet të vendosë një shkronjë në bluzën e ariut dhe pastaj me ndihmën e prindit duhet t’i gjejë fjalë që fillojnë më atë shkronjë. Kjo lojë bëhet me rend, një herë fëmija e një herë prindi. Pasi i gjeni katër fjalë, kalohet në vizatimin e ariut të dytë me një shkronjë tjetër. Në vend të shkronjës mund të përdoret edhe numri, p.sh. dy – kemi dy duar, dy këmbë etj., ose 4 – kafshët kanë katër këmbë etj.
Në fund mund të bëni një ari si në shembullin e mëposhtëm, duke ngjitur figura të ndryshme, dhe fëmija mund ta ruajë si kujtim.