Gjeje ku?
Materialet dhe mjetet: Kartat të cilat i keni në ilustrim që përgatiten nga fëmija duke vizatuar secilën në një copë letër në formë karte.
Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti i sotëm duhet të zhvillohet në natyrë, dhe është një përmbledhje mbi aktivitetet e pranverës. Prindi duhet të sigurojë që secila nga kartat të jetë e përgatitur fillimisht nga fëmija. I tregoni fëmijës figurat dhe i thoni të përgatisë gjashtë karta përpara se të dalë nga shtëpia duke vizatuar në secilën një nga figurat e ilustruara. Pastaj së bashku me prindin, fëmija duhet të dalë në natyrë dhe të vendos secilën nga kartat aty ku e ka vendin në natyrë, p.sh. zogu duhet të vendoset në fole, prandaj e ndërton një fole të vogël dhe e vendos aty kartën e zogut. Ndërkohë kërpurdha ka nevojë për dhe, dhe fëmija duhet të vendosë atë në dhe. Për secilën figurë duhet të gjendet vendi që i nevojitet për tu rritur apo jetuar. Sot fëmija duhet të përdor kreativitetin dhe aftësitë për tu gjindur në mjedis.
Ju mund të krijoni një vend të veçantë në mjedis ku fëmija mund të krijoj një ambjent të përbashkët për të gjitha figurat të cilat i ka në karta. Gjithashtu prindërit duhet të diskutojnë lidhjen e objekteve me njëri tjetrin ndërsa e zhvillojnë këtë aktivitet. Për shembull, “Pse bletës I duhet lulja?” Fëmija mund të mos jetë i/e informuar për arsyen, prandaj prindi e ndihmon me shpjegimin e tij/saj.