Aktiviteti 5, Projekt – Natyra  ime

Sot do të ndërtojmë një natyrë me letra në tre dimensional. Për këtë aktivitet nevojiten letra me ngjyra, gërshërë dhe ngjitës. Fillimisht, në një fletë vizatohen malet, kodrat dhe çdo gjë që dëshirojmë të përfshijmë në rivierën tonë. Më pas prisni me gërshërë format dhe I ngjitni një nga një në letrën e kartonit të cilën mund ta përdorni si bazë, ose mund t’i vendosni edhe në një tavolinë apo edhe në sipërfaqe muri. Për t’ju ndihmuar mbi idenë keni bashkëngjitur edhe një model. Fëmija, në këtë natyrë mund të shtojë çfarë të dëshirojë: kafshë, lule apo pemë të ndryshme. Ky punim e ndihmon fëmijën të kuptojë më mirë gërshetimin e elementeve të natyrës. Gjatë kohës që zhvilloni aktivitetin, flisni me fëmijën për të gjitha elementet e saj.