Ngritja e peshës
Aktiviteti i fundit i kësaj jave është krijimi i një vegle për stërvitje. Fëmijët e vegjël mund të përdorin mjete nga natyra për të krijuar një peshëngritëse. Mund t’i përdorni dy shishe të plastikës që i lidhni me nje shkop dhe krijoni një mjet për t’i forcuar muskujt duke e ngritur lart çdo mëngjes për disa herë. Ndërkohë ky aktivitet është i lirë, prandaj pyesni fëmijën se çfarë i pëlqen të lidhë, cilat dy objekte dëshiron t’i lidhë në mes vete për të krijuar peshë për ngritje.
Në këtë ditë fëmijët së bashku me prindërit mund të zgjedhin të bëjnë çfarëdo që dëshirojnë, pasi tema është e lirë.