Rezultati i pritur: Fëmija përshkruan mimikat e fytyrës gjatë përjetimit të emocioneve.
Materialet dhe mjetet: pasqyrë, fletë e bardhë, laps etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bëni mimika të ndryshme duke shprehur emocione para fëmijës dhe pyeteni se si duket fytyra ime kur gëzohem? Si duket fytyra ime kur jam në merak etj.
Merret një pasqyrë dhe fëmija e shikon veten në të. Prindi apo kujdestari i përmend një emocion, p.sh. gëzim dhe fëmija merr pamjen e gëzimit duke e parë veten në pasqyrë. Kështu veprohet edhe me emocionet e tjera. Pas diskutimit të asaj që provuat emocionet, fëmija vizaton se si duket gjatë çdo emocioni.
Në fletë të bardhë të vizatimit të çdo emocioni, prindi apo kujdestari shkruan poshtë vizatimit fjalët e fëmijës për emocionin p.sh. “Dukem nervoz kur dikush nuk bën atë që dua unë”, “ Ndihem e trishtuar kur dikush hidhërohet me mua” etj.