Rezultati i pritur: Fëmija këmbëngul që t’i zbrazë sferat në shishet e zbrazëta në të njëjtën kohë.
Materialet dhe mjetet: Shishe plastike, sfera të vogla dhe shirit ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Në dy shishe futen sfera të vogla me numër të njëjtë. Shishet me sfera kapen te gryka me shirit ngjitës me shishe të zbrazëta, ngjashëm si modeli i orës së rërës. Pasi të jenë gati shishet, shishja me sfera duhet të jetë lart dhe shishja e zbrazur duhet të qëndrojë poshtë. Fëmija tund shishet me lëvizje të ndryshme që sferat të bien në shishet e zbrazura. Ndërkohë që njëra nga shishet ka më shumë sfera të mbetura, fëmija shpejton apo ndryshon lëvizjen me qëllim që të gjejë mundësi të zbrazjes së sferave.