Materialet e nevojshme: Një kuti e vogël, disa ushqime shtëpiake apo veshmbathje.
Zhvillimi i aktivitetit: Bamirësia është një karakteristikë që çdo fëmijë që në fëmijëri të hershme duhet të fillojë ta ketë këtë ndjenjë. Mjafton të merrni një qese apo pako dhe ta mbushni me disa gjera të vogla që keni në shtëpi. Një palë çorape, apo një bluzë, pse jo edhe një vaj apo një pako makarona, këtë pako më pas dorëzojeni tek një familje pa kushte financiare sepse të mirat që kemi në jetë duhet t’i ndajmë me të tjerët dhe ketë duhet ta mësojmë që në fëmijëri të hershme të ndajmë të mirat me të tjerët. Merrni fëmijën tuaj dhe shkoni në lagjet që ju mendoni se mund të gjeni familje në nevojë apo fëmijë që luajnë jashtë dhe ju mendoni si prind që ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Vet fëmija juaj të shpërndajë gjërat, kjo e bën të kuptojë fëmijën që ndarja e gjërave është kujdes i veçantë ndaj të tjerëve.