Materialet e nevojshme: Çaj dhe disa tesha të nenës dhe të babait
Zhvillimi i aktivitetit: Të mendojmë që jemi duke jetuar në kulturën e Anglisë dhe sot do të jemi anglez dhe mbretër e mbretëresha të Anglisë. Të veshim gjerat më komike por që duken si mbretër dhe të vendosim kurora nga paketa që i krijojmë bashkë, e të ulemi për çajin e njohur anglez të orës 5. Të mësojmë kultura të ndryshme është shumë e rëndësishme dhe të shohim të përbashkëtat dhe dallimet e kulturave. Me kurorat e paketës të ulemi të pimë balle për balle çaj me fëmijët tanë duke diskutuar si duken mbretërit anglez, të kërkojmë fotot e tyre në internet dhe të flasim për pallatet e tyre. Mund të bëhemi edhe shumë kreativ të krijojmë vet fustane dhe tesha mbretërore duke përdorur çarçafë të ndryshëm, shikojmë si janë teshat e tyre dhe i krijojmë përmes gjerave që kemi në shtëpinë tonë. Sa ma shumë që kalojmë kohë me fëmijët tanë duke realizuar gjera të ndryshme, do t’i japim më shumë hapësirë fëmijëve tanë të mësojnë gjera të reja nga kultura të ndryshme.