Materialet e nevojshme. Letër dhe lapsa me ngjyra, ngjitës dhe gërshërë.
Fillimisht së bashku me fëmijën bëni kubin e ngjyrave, pastaj ndërtoni një rrugë e cila formohet nga ngjyra të ndryshme. Fëmijëve ju pëlqen që t’i identifikojnë emocionet sipas ngjyrave. Për këtë, fillimisht identifikoni gjashtë emocione të cilat e ndihmojnë fëmijën që t’i bëj në një letër të veçantë dhe në secilën vendosni një ngjyrë të caktuar që përkon me ato të vendosura në kub.
Në rrugën të cilën e keni ngjyrosur vendosni nga një pyetje e cila do ta ndihmon fëmijën të shprehet rreth përjetimeve të saj/tij. P.sh. (mërzia është me ngjyrë të kaltër, kur fëmija rrotullon kubin dhe i bie ngjyra e kaltër, ajo/ai lexon shprehjen në ngjyrën e kaltër në rrugën e krijuar nga ju dhe fëmija. Në kutinë e kaltër mund të jetë pyetje “Kur je mërzitur herën e fundit” ose “Çka të mërzit më shumë”, etj.
Loja vazhdon derisa fëmija i mbaron të gjitha ngjyrat e caktuara në rrugën e emocioneve. Loja mund të zhvillohet me radhë. Një herë fëmija e një herë prindi. Fëmijët në këtë moshë mund të kenë vështirësi që të shprehen plotësisht për përjetimet e tyre emocionale, prandaj kjo lojë i ndihmon t’i identifikojnë dhe përshkruajnë emocionet e tyre.