Materialet e nevojshme: 2 gota miell, 2/3 sheqer pluhur dhe 230 gr margarinë.
Përgatit rreth 25 biskota. Në këtë aktivitet fëmija shoqërohet nga prindi, por inkurajohet që disa prej veprimeve t’i kryejë fëmija. Ngrohni furrën në 350F (180C). Shtroni letër kuzhine në një tepsi dhe lëreni mënjanë. Në një tas të madh përzini së bashku margarinën dhe sheqerin pluhur derisa të bëhen një masë konsistente. Shtoni miellin dhe përzieni derisa të bashkohet. Nëse brumi është shumë i butë, mund të shtoni edhe 2-3 lugë miell. Mbështilleni brumin me mbështjellës plastik dhe vendoseni në frigorifer për 1 orë. Më pas, hapeni brumin në trashësi 1/4 inç. Më pas, priteni në formën e shkronjave të emrit që ka fëmija dhe disa të tjera mund t’i bëni në forma që dëshiron vetë fëmija. Gjithashtu fëmija mund ta bëj emrin e mikeshës apo mikut më të mirë apo ndonjë familjari të afërt. Kalojini biskotat në tepsi dhe piqini për 12-15 minuta, derisa të marrin pak ngjyrë të artë. Pastaj i lini që të ftohen. Lejojeni fëmijën që t’i qerasë të gjithë anëtarët e familjes me biskotat e bëra së bashku me prindin.