Pastrojmë mjedisin
Materialet dhe mjetet: Tri qese të plastikës.
Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti i sotëm do të zhvillohet në natyrë me qëllim të pastrimit të ambientit. I tregoni fëmijës që arsyeja pse po përdorni tri qese vjen nga fakti se do t’i përzgjidhni tri lloje të mbeturinave, në njërën qese do të vendosen materialet e letrës, në të dytën materialet e plastikes dhe në të tretën materialet ushqimore dhe bimore. Ju lutemi vendosni doreza ndërsa zhvillohet ky aktivitet.
Së bashku me fëmijën dilni në natyrë dhe bëni mbledhjen e mbeturinave me qëllim të pastrimit të mjedisit.
Ky aktivitet do të ishte edhe më domethënës nëse ftoni edhe fëmijë të tjerë që t’i bashkëngjiten fëmijës suaj, duke ndihmuar që të krijohet ndjenja e rëndësisë së mjedisit dhe komunitetit. Kështu fëmijët mësojnë që së bashku janë përgjegjës për t’u kujdesur për mjedisin në të cilin jetojnë.
Në fund, mbeturinat duhet të grumbullohen në vendet e parapara.