Argëtim me oriz
Zhvillimi i aktivitetit: Merrni një sasi të konsiderueshme të orizit dhe ziejeni në një tenxhere me ujë derisa të zbutet. Lejojeni që të ftohet fillimisht, pastaj vendosni një mublesë plastike në tavolinë apo dysheme. Derdhni orizin në formë grumbulli mbi mbulesë. Ofroni fëmijës enë të ndryshme nga kuzhina, lugë, pjata, etj. Formoni topa orizi me duar dhe rrokulliseni mbi mbulesë dhe lejojeni fëmijën të luajë e argëtohet sipas dëshirës. Kur të përfundoni lojën hidheni orizin dhe pastrojeni mbulesën.