Mbjellim fara luledielli
Materialet dhe mjetet: fara luledielli, enë plastike, dhe lugë.
Zhvillimi i aktivitetit:Kur fëmijët angazhohen në mbjelljen e farave të lulediellit, ata ekspozohen ndaj natyrës dhe kujdesit për gjërat e gjalla.
Së pari, mblidhni të gjitha materialet që ju nevojiten. Hidhni dheun që iu nevojitet në një enë plastike. Vendosni një lugë afër dheut dhe disa nga farat e lulediellit në një pjatë.
Tregoni fëmijës se tani është radha e tij/saj t’i mbjellë farat e lulediellit. Tregoni se sa të vogla janë farat dhe një fotografi se si do të duket përfundimisht bima e tyre e lulediellit.
Së pari, fëmija do të duhet ta mbushë gotën e plastikës apo vazon e tyre me rreth ¾ me dhe duke përdorur lugën. Vendosni një tabaka nën gotë apo vazo që ta shmangni derdhjen e dheut në dysheme. Sapo ta mbushni gotën me dhe, thuani fëmijës që me gishtin tregues ta bëjë një vrimë të vogël. Kërkoni nga fëmija që të marrë një farë nga pjata dhe ta hedhë atë në vrimën e dheut. I thoni që ta mbulojë farën me dhe derisa të mos shihet.
Tani është koha për ta ujitur bimën e tyre.
Sapo të gjitha farat të jenë mbjellë dhe ujitur, vendosni vazot në një tabaka dhe mbulojini me
mbështjellës plastik. Çdo ditë hiqni mbështjellësin plastik për ta ujitur dheun. Kërkoni nga fëmija që të vrojtojë nëse ka ndonjë rritje. Kur farat fillojnë të rriten, hiqeni mbulesën plastike.
Kur bimët fillojnë të rriten përtej vazos, është koha t’i zhvendosni ato dhe t’i mbjellni jashtë në oborr.
Alternativë tjetër: ju mund të mbillni fara të ndryshme në mënyrë që së bashku me fëmijën t’i vëzhgoni dhe ta krahasoni kohën e rritjes së secilës bimë.