Si lëviz uji nëpër gyp?
Materialet dhe mjetet: dy gota, ujë, një pip lëngjesh, gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren dy gota. Njëra mbushet me ujë (sipas dëshirës mund t’i shtohet pak ngjyrë ujit) e tjetra mbetet e zbrazët dhe vendosen afër njëra- tjetrës. Bashkëbisedoni me fëmijën se si mund ta mbushim gotën e zbrazët me ujë nga gota tjetër pa ua ndryshuar vendet, pa i lëvizur ato.
Merret pipi i lëngjeve duke e thyer te pjesa që thyhet për t’i bërë të dy anët e barabarta dhe pritet me gërshërë. Shtypen të dy anët e pipit të lëngjeve dhe zhytet në gotën me ujë. Pastaj, njëri skaj i pipit kthehet në gotën e zbrazët dhe gota do të mbushet me ujë derisa uji në të dy gotat të jetë në nivel të barabartë.