Unë kujdesem për bimën
Materialet dhe mjetet: fara të luleve, një vazo e vogël dhe pak dhe. Në mungesë të tyre mund të merren kokrra fasule, pambuk dhe një gotë qelqi.
Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti i sotëm është i lidhur me mbjelljen e një bime. Siguroni që të vendosni në një tavolinë dheun, farën dhe një lopatë të vogël. Me ndihmën tuaj, fëmija sot do të mbjellë një bimë.
Në mungesë të dheut dhe vazos, fëmija mund të vendosë në një gotë pambuk, dhe në të vendosë dy ose tri kokrra fasule. I mbulon me pambuk dhe i hedh ujë. Fëmija duhet të kujdeset për ca kohë duke e ujitur farën dhe kështu fëmija do të jetë në gjendje të ndjekë procesin e krijimit të bimëve. Gotën e qelqit duhet ta vendosi në një vend me diell. Fëmija mund ta fotografojë bimën në faza të ndryshme.
Ky proces duhet të shoqërohet me diskutimin rreth kujdesit që duhet treguar për bimët dhe natyrën në përgjithësi.