Fryj moj erë

Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra të ndryshme, laps, gërshërë, shirit ngjitës, sende të ndryshme me pesha të ndryshme (p.sh., pendë, pastruese veshësh, kapëse rrobash për tharje, ngjyra të qiriut etj.).

Zhvillimi i aktivitetit: Merren letrat me ngjyra të cilat priten në shirita. Shiritat e prerë ngjiten në rrethin e ndonjë tavoline apo karrige si në shembullin e dhënë. Poshtë secilit shirit kapen me shirit ngjitës sende të cilat dallojnë për nga pesha dhe një shirit duhet të mbetet i zbrazët.

Përdoreni një tharëse flokësh për të krijuar erë (në mungesë të tharëses mund të merret edhe një karton të cilin duhet lëvizur poshtë-lart apo majtas-djathtas). Pasi të fillojë të fryjë erë, bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur se cili shirit i letrës lëvizte më lehtë.

Provojeni edhe me sende/objekte të tjera duke i vendosur në tavolinë apo dysheme. Diskutojeni duke e pyetur: cilat i fryu era e cilat jo? Pse ato i fryu era? Pse këto nuk lëvizën fare apo lëvizën pak? etj.