Shikoj dhe them
Zhvillimi i aktivitetit: Nëse është koha pa reshje, dilni sot së bashku në qytet/fshat. Ndaloni dhe tregojini fëmijës për gjëra të ndryshme rreth e qark, emëroni dhe përshkruani ato. “E shikon pallatin? Ky është një pallat i bardhë. E shikon topin? Topi është blu; Ja një fëmijë… ai/ajo është i/e madh/e; E shikon lulen?; E shikon borën?, etj ”.
Kjo do ta ndihmojë fëmijën që t’i ndërtojë aftësitë e tij/saj gjuhësore dhe forcon lidhjen tuaj.
Ju mund ta bëni këtë lojë edhe në shtëpi me sendet që janë përqark. Një herë gjejeni ju një objekt e pastaj kërkoni nga fëmija ta gjejë një objekt tjetër. Fillojeni me objektet që janë të njohura për fëmijën e pastaj vazhdoni me të tjerat. Nuk ka rëndësi nëse fëmija nuk e thotë emrin e objektit që po tregoni apo përshkruani.
Ju mund të luani edhe duke e mbuluar fytyrën me një mbulesë dhe duke e larguar atë. Fëmija do të kënaqet duke parë sërish e sërish fytyrën tuaj.