Kuzhinieri i Vitit të Ri
Materialet dhe mjetet: miell, qumësht, maja, sheqer, tavë.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot filloni ditën me një vjershë humoristike me fëmijën.
Babagjyshi kuzhinier
Së bashku përgatisni brumin e petullave (miell, qumësht, maja, sheqer). Me brumin e përgatitur realizoni forma të ndryshme, duke bërë rrathë, yje, pisha, njeri… sipas dëshirës së fëmijës. Ju i vendosni me kujdes format e përgatitura në tavë për t’u pjekur me vaj.
Pasi të përfundojë, ai/ajo do të vendosë në tryezë së bashku me ju ushqimet e përgatitura.
Lejojeni fëmijën që t’i zgjedhë figurat e dëshiruara që ka bërë për veten dhe atë që e ka bërë për ju.