Planifikoni një shëtitje

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët kanë nevojë të kalojnë kohë vetëm me gjyshërit, prandaj një mundësi e mirë është ta planifikoni një shëtitje në lagje apo diku në natyrë, ose të shkoni së bashku në shtëpinë e tyre. Gjatë shëtitjes, gjyshërit mund të luajnë lojëra të ndryshme me fëmijën, p.sh., e lejojnë fëmijën t’i udhëheqë dhe ata shkojnë pas tij/saj, marrin një çantë dhe mbledhin materiale nga natyra, luajnë lojën “unë po shoh”. Për shembull, gjatë ecjes përmendin gjërat që i shohin duke thënë “po shoh një pemë”, ndërsa fëmija mund ta përsëritë apo të tregojë se çfarë po shikon. Mund ta luajnë edhe ndonjë lojë që mund t’iu kujtohet nga fëmijëria e tyre.

Një ide e mirë është që nëse fëmija nuk i ka gjyshërit, atëherë së bashku mund ta bëni një vizitë në shtëpinë e pleqve dhe të takoni gjyshe e gjyshër e të kaloni me ta një kohë mjaft të mirë. Ju mund edhe të takoni gjyshin apo gjyshen e të afërmve tuaj apo fqinjëve. Në secilin rast, takimi i fëmijëve me gjyshërit sjell vetëm përfitime për të dy palët.