Brumë shtëpie (plastelinë)
Materialet dhe mjetet:
Çfarë do t’ju duhet:
- 2 filxhanë miell
- 1filxhan kripë
- 1 filxhan ujë
- 2 lugë gjelle vaj
- ngjyrosja e ushqimit (ose vendosni një filter të çajit(hibiskus) në filxhanin me ujë për ta formuar ngjyrën e kuqe!)
- Tenxhere
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke i treguar se sot do përgatitni një brumë për plastelinë. Merrni të gjithë përbërësit së bashku me fëmijën. Lejoni që ai/ajo të matë të gjithë përbërësit që ju nevojiten për brumin. Pastaj së bashku kombinojeni miellin, vajin, kripën, ujin dhe ngjyrën e kuzhinës (nëse nuk keni ngjyrë kuzhine mund të merrni edhe një gjysmë gote çaj të luleve) dhe së bashku me fëmijën formoni brumin e plastelinës. Kjo është një recetë e shkëlqyeshme që fëmija juaj mund ta bëjnë – ai/ajo mund të bëjë lojën e tij/saj duke luajtur me të!
Inkurajoni fëmijën që me këtë brumë të përgatitë me ndihmën e prindërve disa flamuj të shteteve të ndryshme.