Loja “Në cirk”
Materialet dhe mjetet: Topa të vegjël, rrathë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën për cirkun. Si duket? Kush merr pjesë në lojëra në cirk? Si vishen? Etj. Shikoni bashkë me fëmijën pamje të ndryshme nga interneti apo edhe fotografitë dhëna si model. Bisedoni se cilat mjete nevojiten për t’i bërë lëvizjet e caktuara, etj. Fëmija zgjedh se cilat lëvizje ka dëshirë t’i provojë.