Dita ime
Materialet dhe mjetet: karton, shkop druri, lugë, pirun, gurë
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën si është një ditë e tij / saj, çfarë bënë në mëngjes? çfarë bënë gjatë ditës? dhe çfarë bënë në mbrëmje?. Bashkebisedimi vazhdon duke ndëgjuar mendimin dhe idetë e fëmijës. Në bashkëpunim me fëmijen, vendosen së bashku me kartonë në formë të orës se çka bënë gjatë ditës. Pasi vendosen rregullat, fëmija i përcjell ato me një shkop druri apo ndonjë lugë, pirun, gurë (gjërat në shtëpi) veprimet që ka për t’i bërë gjatë ditës.
Rregullat duhen qëndruar në një vend të dukshëm dhe duke i përcjellë fëmija gjatë ditës.
Sipas dëshirës, mund të mësohet edhe poezia “Posa zgjohem në mëngjes”
Posa zgjohem në mëngjes / laj fytyrën me kujdes / dhëmbët mirë i pastroj / flokët i kreh dhe i lëmoj / thonjët i kontrolloj për herë / s’i lë kurr pa i prerë / rrobet e këpucët mirë i fshij / një shami në xhep e shtij.