Përshëndetje ”Unë jam…”

Mësimi organizohet në Platformën Zoom. Në Zoom do të jenë të pranishëm të gjithë fëmijët dhe edukatorja.Ky aktivitet mund te realizohet edhe në institucionin parashkollor në diten e parë.

Mirë se po takohemi fëmijë të dashur!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mirëse ju gjej shokë e shoqe, mirë se të gjej edukatore!

Prezantohet fëmija  p.sh.

Unë jam………………

Jam ……………(p.sh. Jam 5 vjeç, apo edhe pak do të mbushi 5 vjet, etj.)

Loja që më shumë e dua është loja……………………(loja me top, noti, vrapimi, loja me kukulla, loja me vetura, etj.)

Më pëlqen të………………..( p.sh. të vizatoj, të këndoj, të numëroj, etj.)

Kur të rritem dua të bëhem………………….(sportist-e, mjek-e, mësues-e, etj.)

Ngjyra ime e pëlqyer është…………..

Ushqimi im i pëlqyer është…………………

Janë dhënë disa shembuj se si të prezantohet fëmija në Zoom, por jo domosdoshmërisht sipas renditjes së dhënë, dhe të gjitha ato që fëmija ka dëshirë t’i tregoj për veten e saj/tij.                                                           

Reflektim: Nxiteni fëmijën të flas se si ishte takimi me shokët dhe shoqet, dhe me edukatoren. Si e kishte emrin edukatorja? Po emri i ndonjë shoku apo shoqeje që e ke mbajtur mend? etj. Merreni një letër të bardhë A4, dhe plotësoni atë me fëmijën sipas modelit të dhënë. Në tabelat e profesionit, ushqimit, lojës mund të vendosen foto të marra nga revista të ndryshme.

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.