Lojra me baltë
Lojrat me baltë janë shumë tërheqëse për fëmijët. Stina e verës ua jep këtë mundësi të artë pas një shiu të bollshëm, por balta mund të përgatitet edhe nga vet fëmija. Në oborr në një kënd ku fëmija e ka hapësirën e duhur për lojë me disa mjete të vogla pune si lopata, gërmohet një gropë. Në të hedhet një sasi e ujit dhe më pas hedhet një sasi nga dheu i tubuar. Përzihet me duar për ta krijuar masën e dëshiruar për llojin e aktivitetit p.sh. nëse do ta gatuajë një gjellë masa duhet të jetë më e hollë, ndërsa nëse dëshiron të krijojë figura të ndryshme masa duhet të jetë më e trashë që të mund t’i japë formë më lehtë.
Në mungesë të ambientit për të luajtur me baltë mund të përdoret argjila.