Fauna ime
Në këtë projekt fëmijës do t’i nevojitet të përgatisë fillimisht plastelinë në kushte shtëpie. Plastelinës i japim ngjyrë kafe, një pjese, dhe një pjesë tjetër e ruajmë të bardhë.
Merret një kuti e zbrazët në të cilën shtrojmë një fletë të bardhë. Në cepin e kutisë vendoset një mal I krijuar me plastelinë me ngjyrë kafe. Me plastelinën me ngjyrë të bardhë krijoni imazhin e borës dhe krijoni formën e lumit i cili zbret deri poshtë në fushë. Për të krijuar imazhin e fushës e ngjyrosim letrën me të gjelbër. Në fushë mund të vizatohet liqeni I cili krijohet nga lumi. Kutinë mund ta zbukuroni me bimë të cilat mblidhen në natyrë dhe i vendosni brenda kutisë duke krijuar një mjedis të veçantë.
Gjatë këtij aktiviteti ju diskutoni me fëmijën për çdo veprim që e kryeni duke folur për rëndësinë e mjedisit, sidomos të lumenjve. Ndërkohë i tregoni se edhe detet krijohen nga lumenjtë.