Lagja ime
Gjatë këtij aktiviteti fëmijët duhet të fokusohen tek njerëzit të cilët e ndihmojnë lagjen të funksionojë.
Për këtë do të duhen: letër e bardhë, shkopinj të vegjël (mund të përdoren edhe rrëmojcat e dhëmbëve), pipat që përdoren për lëngje, shkopinj të thjeshtë, etj.
Emrat e personave shkruhen në një letër të rrumbullakët nga prindi dhe pastaj krijohet një lule apo forma të tjera si lëpirësja (mundësisht lëpirëset të jenë në forma të ndryshme, trekëndësh, katror, etj).
Ndërkohë që jeni duke i përgatitur lulet apo lëpirëset flisni me fëmijën për format dhe ngjyrat që jeni duke i përdorur.
Po ashtu pyesni fëmijët për profesionin që e kanë fqinjët në lagjen e tyre ose se si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin në lagje.
Të gjitha lulet apo lëpirëset e përgatitura pastaj mund të nguliten në një mbajtëse të vezëve dhe të krijohet një kopsht me të gjitha lulet apo format e krijuara. Në këtë kopsht vendosen shitësit, berberët, mjeku, etj. – pra përfshihen sa më shumë njerëz, në mënyrë që fëmija ta kuptojë se sa shumë njerëz e rregullojnë jetën e tyre dhe tonën në përgjithësi.