Gjarpri
Materialet dhe mjetet: pjatë e letrës, gërshërë, letra me ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Informojeni fëmijën që edhe gjarpri është njëra nga kafshët e pyllit që në nëntor futet në thellësi të tokës nën ndonjë shkëmb dhe aty bën gjumin dimëror, pasi në dimër nuk mund të gjejë ushqim. Pyesni fëmijën se pse mendon që në dimër nuk ka ushqim, çka e mbulon tokën në dimër? Për shkak të moshës, fëmija edhe mund të mos dijë të përgjigjet, prandaj ndihmojeni fëmijën me përgjigjet tuaja kur është e nevojshme. Merreni pjatën e letrës dhe caktoni vijat si ta presë fëmija juaj. Më pas, duke e udhëzuar hap pas hapi, fëmija të provojë vetë ta presë nga pjesa e jashtme e pjatën deri në mes. Nëse nuk keni pjatë letre atëherë ju mjafton të keni vetëm letër dhe t’ia jepni një formë sikur në foto.
Pasi ta përfundojë dekorimin, bëni pyetje fëmijës se çfarë bën gjarpri në dimër? Pse fle gjarpri në dimër? Ku futet për t’u mbrojtur nga i ftohti? Dhe kërkoni nga fëmija që të mundohet edhe ta imitojë zvarritjen e gjarprit.