Zgjedh çfarë të pëlqen
Sot i keni disa zgjedhje në dispozicion – fëmijët mund ta bëjnë aktivitetin që atyre u pëlqen dhe u përshtatet. E bëni zgjedhjen e aktivitetit bashkë me ta:
- Vendosni më shumë kopsa të mëdha dhe disa kopsa të vogla në një letër kartoni. Ua jepni fëmijëve disa llastiqe dhe kërkoni prej tyre që t’i vendosin ato nëpër kopsa sipas dëshirës.
- Kthejeni përmbys një shportë që e ka fundin si rrjetë, ose ofroni fëmijës një tas, një kuti ose një karton dhe një grusht me kapëse të rrobave. Fëmija duhet t’i vendosë të gjitha kapëset në pjesët anësore të kutisë, të kartonit, etj.
- Vendosni disa lodra të fëmijëve në një shportë dhe krijoni një rrjetë me fije peri ose llastiku mbi të. Fëmija duhet të përpiqet që lodrat t’i nxjerrë nga shporta përmes kësaj rrjete të krijuar. Nëse fëmija është më i madh, i ofroni atij/asaj një kapëse dhe ai/ajo do ta përdorë kapësen për t’i nxjerrë lodrat.
Ngjitini disa makarona ose tuba të letrave të toaletit në një karton dhe jepini fëmijës një lidhëse këpucësh. Ai/ajo do të provojë disa herë derisa ta vendosë apo ta kalojë lidhësen nëpër makarona apo tuba ashtu siç ai/ajo di dhe mundet. ?